Hapet thirrja për organizata dhe biznese në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë
Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane, ka hapur thirrjen për organizatat e shoqërisë civile, organizatat rinore, institucionet publike, bizneset dhe partnerët që punojnë ose ofrojnë mundësi për të rinjtë, për t’u bërë pjesë e aktivitetit që do të organizohet më 12 gusht 2026, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Sipas njoftimit, aktiviteti synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi dhe informimi, ku të rinjtë do të kenë mundësi të njihen nga afër me programet, shërbimet dhe iniciativat që ofrohen për ta. Po ashtu, organizatat, institucionet dhe bizneset pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të prezantojnë punën e tyre dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me të rinjtë. Thirrja u drejtohet të gjitha subjekteve që ofrojnë programe, projekte, trajnime, mundësi punësimi, praktike...
Burimi:
kultplus.com