Sonte hapet zyrtarisht DokuFest 2026, edicioni jubilar nis me filmin “PHENOMENA”

Sonte hapet zyrtarisht DokuFest 2026, edicioni jubilar nis me filmin “PHENOMENA”

Prizreni do të mirëpresë sonte, më 7 gusht, hapjen zyrtare të edicionit të 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest. Festivali, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 15 gusht, do të sjellë para publikut një program të pasur me 223 filma, si dhe aktivitete të shumta kulturore dhe artistike. Ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 20:30 në Kino Lumi, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen e filmit “PHENOMENA”, me regji të Joseph Gatti, i përzgjedhur për të çelur zyrtarisht edicionin jubilar të festivalit. Sipas organizatorëve, përzgjedhja e filmit hapës është një kombinim mes një vendimi të natyrshëm dhe një zgjedhjeje të qëllimshme. “PHENOMENA” eksploron mënyrën se si është ndërtuar universi, duke ndërthurur artin...