259 vjet nga lindja e John Quincy Adams, presidentit të gjashtë të Shteteve të Bashkuara
Sot shënohen 259 vjet nga lindja e John Quincy Adams, presidentit të gjashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i lindur më 11 korrik 1767 në Massachusetts. Ai drejtoi vendin nga viti 1825 deri në vitin 1829 dhe konsiderohet një nga diplomatët më të shquar në historinë amerikane. Para se të zgjidhej president, Adams mbajti disa poste të rëndësishme shtetërore, mes tyre sekretar i Shtetit, senator dhe ambasador në disa vende evropiane. Gjatë mandatit të tij si sekretar i Shtetit, ai luajti një rol kyç në hartimin e Doktrinës Monroe dhe në marrëveshjen Adams–Onís, përmes së cilës Florida iu bashkua Shteteve të Bashkuara. Pas përfundimit të presidencës, Adams u rikthye në politikë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, duke u bërë i vetmi ish-president amerikan...
Burimi:
kultplus.com