Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era

Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era

Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Aktualisht, flakët nuk paraqesin rrezik për banesat apo bizneset, ndërsa situata po monitorohet nga ekipet e emergjencave. Zjarri po përhapet në terren, i favorizuar edhe nga era. Vatrat janë shfaqur në afërsi të zonës ku janë regjistruar edhe zjarre të tjera gjatë ditëve të fundit. Për shuarjen e flakëve po punohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.