Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim
Policia ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi që më pas e shisnin në Greqi. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”, u arrestuan dy financuesit e kultivimit, shtetasit Leonard Xhemollari 45 vjeç, banues në Maliq dhe Gentian Muço 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërkohë, u shpallën në kërkim dy organizatorët e trafikimit, shtetasit Rexhildo Berberi 42 vjeç dhe Abidin Guraj 35 vjeç, të dy banues në Korçë. “Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e...