Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, ‘Kuvendi i Burrave’ në Theth kërkon dialog me Qeverinë
Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të shprehur shqetësimin lidhur me aksionin e IKMT-së për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje, që po vijon prej një jave. Të ulur këmbëkryq përballë Kishës dhe në praninë e priftit Pader Kastriot Demaj, banorët e Thethit ngritën zërin në mbrojtje të shtëpive dhe bujtinave të tyre, të cilat i konsiderojnë pjesë të trashëgimisë dhe përpjekjes shumëvjeçare për zhvillimin e turizmit vendas. “Këto kulla i kemi mbrojtur me gjak”, ishte thirrja në një zë e banorëve,...