Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has, tashmë është restauruar dhe pret vizitorë, vendas dhe të huaj
Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se kjo kullë historike iu nënshtrua rijetëzimit dhe tashmë është e hapur për komunitetin dhe vizitorët. Projekti përbën një hap tjetër për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Kulla e Kurpalëve në Letaj, Has, është monument i veçantë kulture dhe historie, që i përket kategorisë së parë. E ndërtuar rreth 150 vite më parë nga bijtë e Kurpalit, kjo kullë ka mbijetuar kohërat e vështira dhe ruan në gurët e saj një histori të pasur atdhetarie dhe krenarie. Kulla e Kurpalëve ka rifituar shkëlqimin e saj të dikurshëm dhe tashmë është shndërruar në një muze të hapur për të gjithë. Vizitorët kanë mundësinë të njohin nga afër arkitekturën karakteristike të kullës, mënyrën tradicionale të jetesës dhe ngjarjet...