Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të gjithë hapësirën urbane dhe zonat përreth. Fenomeni atmosferik është shtrirë deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, duke krijuar një panoramë ku ndërtesat, rrugët dhe relievi i qytetit janë mbështjellë nga një perde e dendur mjegulle. Prania e saj ka sjellë një ulje të ndjeshme të fushëpamjes, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.Në këto kushte, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me më shumë kujdes, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria është edhe më e kufizuar. Përveç vështirësive në qarkullim, mjegulla e dendur përbën një faktor potencial për aksidente rrugore, pasi ul mundësinë e...