Kujdes nga mesazhet bankare, si po vidhen paratë e qytetarëve?

Kujdes nga mesazhet bankare, si po vidhen paratë e qytetarëve?

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi kibernetik që po përhapet përmes mesazheve telefonike, ku mashtruesit hiqen si përfaqësues të bankave për të përvetësuar të dhënat personale dhe financiare. Sipas policisë, qytetarët marrin mesazhe ku u kërkohet të verifikojnë identitetin brenda 24 ose 31 orëve, duke i nxitur të klikojnë në lidhje elektronike që i drejtojnë drejt faqeve të falsifikuara, të ngjashme me platformat zyrtare bankare. Skema njihet si “Smishing” dhe synon marrjen e numrave të kartave bankare, fjalëkalimeve dhe kodeve të sigurisë. Përmes këtyre të dhënave, autorët mund të hyjnë në llogaritë bankare të qytetarëve dhe të kryejnë transaksione pa autorizimin e tyre. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos japin asnjë të...