“Ku-Fest” nis edicionin e tretë në Kumanovë, mbrëmja e parë bashkon teatrin dhe muzikën

“Ku-Fest” nis edicionin e tretë në Kumanovë, mbrëmja e parë bashkon teatrin dhe muzikën

1 September, 2026 - 14:00 Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “Ku-Fest” nisi mbrëmë në Kumanovë, duke sjellë në skenë teatrin shqiptar dhe një program të pasur artistik. Pas ceremonisë së hapjes, publiku ndoqi shfaqjen “Rinoqerontët” të Eugène Ionesco-s, me regji të Vasil Vasilev dhe në interpretim të Teatrit Shqiptar – Shkup. Shfaqja, e cila filloi në orën 20:00, shënoi hapjen zyrtare të programit teatror. Pas teatrit, programi vijoi me muzikë live nga „Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër“, duke krijuar një atmosferë festive për të pranishmit. Programi i “Ku-Fest” vazhdon sonte, më 1 shtator, me shfaqjen „Vetmi në perëndim“ të Martin McDonagh, në produksion të S.H.E. Kulturës – Abdulla Krashnica dhe Teatrit të Qytetit – Preshevë, me regji të Afeida Boriqit. Festivali...