Kthjellime, reshje shiu e breshëri në disa zona pasdite/ Moti sot, 5 gusht 2025

Kthjellime, reshje shiu e breshëri në disa zona pasdite/ Moti sot, 5 gusht 2025

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak orët e para të mëngjesit do të sjellin mot me kthjellime, por gradualisht pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat kodrinore-malore. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe karakter lokal, ndërsa në disa zona të izoluara të jugut priten edhe shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë e lehtë në përgjithësi, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të forcohet përkohësisht, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s. Sa i...