Ktheu magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro
Një shqiptar me banim në Asti është arrestuar në Itali, pasi karabinierët zbuluan një plantacion me 1206 bimë kanabisi brenda një magazine të izoluar në Coassolo Torinese, pranë Torinos. Shqiptari u gjet brenda objektit dhe dyshohet se ishte personi që kujdesej për plantacionin, vlera e të cilit në tregun e paligjshëm përllogaritet mbi 1 milion euro. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, magazina ndodhej në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t’u arritur. Hetuesit kishin disa muaj që ndiqnin gjurmët e kultivimit të fshehtë, derisa arritën të zbulonin vendndodhjen e tij. Brenda objektit u gjetën bimë në faza të ndryshme të lulëzimit. Për kultivimin e tyre ishte instaluar një sistem ndriçimi, ajrimi dhe ngrohjeje, që krijonte kushtet e nevojshme për rritjen e kanabisit....
Burimi:
javanews.al