Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ksamili në flakë, banorët shuajnë zjarrin me krahë, nuk ka rrugë të hyjë zjarrëfikësja
Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme. Nga pamjet e sjella nga vendngjarja, shihet se zjarri ende vijon të jetë me përmasa të mëdha. Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë, shuarja e zjarrit po bëhet me krahë, ndërsa zjarëfikësja nuk ndërhyn.. Në aksionin për shuarjen e zjarrit po marrin pjesë edhe banorë të Ksamilit… Disa vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend. Më e fundit u raportua në Sarandë në fshatin Çukë. Temperaturat e larta dhe erërat e forta...