Ksamil/ Ishte duke notuar, turisti turk ndjehet keq, transportohet për në Tiranë

Ksamil/ Ishte duke notuar, turisti turk ndjehet keq, transportohet për në Tiranë

Një turist turk është ndjerë keq pasditen e sotme në Ksamil, gjatë kohës që ishte duke notuar. Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Yavuz Koz, 37 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se ai ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Menjëherë pas incidentit, ai është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rëndë, autoritetet shëndetësore kanë vendosur ta transferojnë me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.  
Burimi: Syri.net