Kryeredaktorja legjendare, Anna Wintour tërhiqet nga drejtimi i Vogue pas 37 vitesh

Kryeredaktorja legjendare, Anna Wintour tërhiqet nga drejtimi i Vogue pas 37 vitesh

Anna Wintour ka vendosur të tërhiqet si kryeredaktore e Vogue pas 37 vitesh në drejtimin e revistës. The Daily Front Row, WWD dhe Business of Fashion kanë konfirmuar se drejtoresha prej dekadash e “Biblës së modës” po largohet nga pozicioni i saj. Sipas raportimeve, Wintour, 75 vjeçe, e njoftoi vendimin gjatë një mbledhjeje me stafin në mëngjesin e së mërkurës, më 25 qershor. Vogue do të kërkojë një kryeredaktor të ri për përmbajtjen editoriale, ndërkohë që Wintour do të vazhdojë të mbajë rolet e saj si shefe globale e përmbajtjes në Condé Nast dhe drejtoreshë globale editoriale e Vogue. Ajo do të mbikëqyrë të gjitha markat ndërkombëtare...
Burimi: Javanews.al