Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri Rama: Nga veriu në jug, 36 qendra shëndetësore të hapura 24/7
Kryeministri Edi Rama shprehet se nga veriu në jug do të jenë 36 qendra shëndetësore, të hapura 24/7 me ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh përgjatë sezonit turistik. “Për çdo emergjencë shëndetësore gjatë pushimeve tuaja, jemi pranë jush Qendra Shëndetësore Verore e Gjirit të Lalëzit. Nga veriu në jug, 36 qendra shëndetësore verore janë të hapura 24/7, me ekipe të përkushtuara mjekësh dhe infermierësh, për të garantuar pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë”, shkruan Rama.