Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Mëngjesin e kësaj të Diele, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të bukur nga bregdeti shqiptar. Konkretisht në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë pamje nga rruga bregdetare e Qeparosë, të cilën e cilëson si një perlë të rivierës shqiptare. “Mirëmëngjes, dhe me këtë peizazh të rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kreu i qeverisë, krahas videos. Kryeministri ndan herë pas here video nga zona të ndryshme të vendit, që prej investimeve të kryera në infrastrukturë e deri te bujtinat apo plazhet mahnitëse.