Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri nga Shkupi: Shqipëria më afër se kurrë me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Shkupi, ku po mbahet samiti BE – Ballkani Perëndimor, se Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian se kurrë. “Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do...