Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, por edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen
Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij facebook një video nga aksioni që po kryhet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.