Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…
Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në hyrje të GJKKO-së, Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët lidhur me arrestin shtëpiak të caktuar ndaj ish-shefes së Shërbimit Informativ Kombëtar, Vlora Hyseni, dhe pasazhet nga dosja hetimore ku është e përfshirë kjo e fundit. Konkretisht, për mesazhet e Hysenit me Ergys Agasin, gjithashtu i arrestuar në kuadër të dosjes “AKSHI”, të zbuluara nga prokurorët e posaçëm, Kryemadhi ironizoi duke thënë “dashuria, gjë e madhe”. “Ditë të gjatë keni…E pe si i fik radarët… Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fiku njeri radarët ne , vetëm na i ndezën”, tha ish-deputetja.
Burimi:
javanews.al