Kryemadhi hedh batuta: Po si nuk i fiku njeri radarët për mua moj motër, Meta i ndizte…

Kryemadhi hedh batuta: Po si nuk i fiku njeri radarët për mua moj motër, Meta i ndizte…

“Radarët” janë kthyer në një nga batutat e Monika Kryemadhit pas daljes nga GJKKO, në një koment që lidhet me komunikimet e publikuara në kuadër të hetimeve ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi. E pyetur nga gazetarja Anila Hoxha për deklaratën e saj të mëparshme se ishte e zhgënjyer për pjesën e “fikjes së radarëve”, Kryemadhi iu përgjigj me ironi, duke thënë se “nuk i fiku njeri për dashurinë për mua radarët”. Më tej ajo shtoi: “Vlora ishte beqare, moj motër, unë jam me tre kalamaj”. Kryemadhi iu referua kështu mesazheve të bëra publike nga dosja hetimore, në të cilat, sipas raportimeve mediatike, Hyseni i ka shkruar Agasit se do t’i mbyllte “radarët e shtetit” për të. Në vijim të deklaratës...