Kroacia blen 18 sisteme raketore
Muajin e kaluar, Kroacia nënshkroi kontrata me kompaninë koreano-jugore Hanwha Aerospace për blerjen e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239. Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, tha sot në një konferencë për shtyp në Zagreb, se blerja e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239 është një rezultat konkret i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore kroato-koreane. "Kroacia po blen gjithashtu sisteme moderne raketore-artilerie Chunmoo nga Koreja, ndaj kemi rezultate shumë konkrete të marrëdhënieve tona miqësore dhe bashkëpunimit," tha Jandrokoviq në konferencën për shtyp me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë Jugore, Choom Jeong-sik. Blerja e këtyre sistemeve raketore me lëshim të shumëfishtë nga Koreja e Jugut vlerësohet në 435,2 milionë euro (pa TVSH) dhe Hanwha Aerospace pritet t'i dorëzojë ato deri në vitin 2029. Bëhet fjalë...
Burimi:
syri.net