Kriza humanitare, Izraeli: Do të lejojmë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë

Kriza humanitare, Izraeli: Do të lejojmë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë

Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë, tha COGAT, agjencia e ushtrisë izraelite që kontrollon ndihmën. “Ky vendim synon rritjen e volumit të ndihmës që hyn në Gazë dhe njëkohësisht ul varësinë nga shpërndarja e ndihmave nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha agjencia më 5 gusht. Javën e kaluar, Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se po përgatitet që të koordinohet me Kryqin e Kuq për të dërguar ndihma te pengjet që mban në Gazë, nëse Izraeli plotëson disa kushte. Ky njoftim i grupit radikal palestinez erdhi pasi u publikua një video që shfaqte një peng të dobësuar shumë, gjë që...