Kriza e transportit publik, nga 1 shtatori reduktohet me 20–30% flota e autobusëve
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të operimit dhe mosrealizimit të kompensimit për karburantin. Shoqatat kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet. Nga 1 shtatori, operatorët e transportit publik në Tiranë do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar me rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion. Vendimi vjen pas kërkesave të vazhdueshme të operatorëve për zgjatjen me të paktën tre muaj të periudhës së kompensimit të naftës, pasi kostot e operimit me flotë të plotë janë bërë të papërballueshme. Në letrën dërguar Kryeministrisë, Ministrive të Ekonomisë dhe Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban...
Burimi:
syri.net