Kritiku i shefit të Kremlinit: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, Putini po pret dimrin për të dobësuar ukrainasit

Kritiku i shefit të Kremlinit: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, Putini po pret dimrin për të dobësuar ukrainasit

Mikhail Khodorkovsky, një nga kundërshtarët më të njohur të presidentit rus Vladimir Putin, paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë edhe për një vit tjetër, madje edhe më gjatë. Në një intervistë të dhënë gjatë Forumit për Sigurinë në Varshavë, biznesmeni i dikurshëm rus, i cili kaloi dhjetë vjet në burgjet e Siberisë, tha se Putini nuk ka ndërmend të ndalet dhe po përpiqet të dobësojë qëndresën e Ukrainës. Sipas Khodorkovskyt, dimri do të jetë një periudhë veçanërisht e vështirë për ukrainasit, pasi Rusia pritet të vazhdojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit. Qëllimi, sipas tij, është të krijojë kushte të vështira për popullsinë, të përhapë frikë dhe të dobësojë moralin e saj. Ai paralajmëron gjithashtu se Rusia po llogarit te përçarjet politike në...