Krisjet në krye të ushtrisë izraelite/ Netanyahu kërkon pushtim total në Gaza, shefi i ushtrisë ‘kërcënon’ me dorëheqje

Krisjet në krye të ushtrisë izraelite/ Netanyahu kërkon pushtim total në Gaza, shefi i ushtrisë ‘kërcënon’ me dorëheqje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lënë të kuptohet se do të ndërmarrë veprime më të gjera ushtarake në Gaza. Megjithatë, mediat izraelite raportojnë për mosmarrëveshje të forta mes tij dhe shefit të ushtrisë, Eyal Zamir, lidhur me mënyrën e veprimit në këtë luftë. Sipas raportimeve që citojnë zyrtarë anonimë nga zyra e kryeministrit, Netanyahu po e shtyn ushtrinë — e cila aktualisht kontrollon rreth tre të katërtat e territorit të Gazës — që të pushtojë të gjithë zonën. Por Zamir, thuhet se kundërshton këtë plan dhe, nëse ai miratohet, mund të japë dorëheqjen ose të largohet me presion, sipas The Times of Israel. Zamir ka pasur përplasje të vazhdueshme edhe me anëtarë të kabinetit, por ai nuk është i vetmi që shpreh kundërshtime. Edhe Yoram...