Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Krim makabër në Turqi, 19-vjeçari vret të fejuarën që mbeti shtatzënë nga përdhunimi
Një krim makabër ka tronditur Turqinë. Një 18-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga i fejuari i saj pasi ky i fundit kuptoi që pas fejesës gruaja e tij u përdhunua dhe kishte mbetur shtatzënë. 18-vjeçarja Oya Budak mësohet se ishte 5 muajshe shtatzënë kur u vra nga i fejuari i saj, vrasje e ashtuquajtur për çështje nderi. Sameti 19-vjeçar telefonoi Oyan të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe 19-vjeçari nxori armën dhe e qëlloi në gjoks dhe në kokë. Qytetarët që dëgjuan krismat njoftuan policinë....