Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kreu i Aleancës për Shqiptarët: Urime Ramës për fitoren, ne e duam ta shohim Shqipërinë në BE
👁4150
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai uroi që vendi ynë të futet shumë shpejtë në BE. Postimi i plotë Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane. Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe...