Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Programi “Dyfishi i sipërmarrjes tënde” është një projekt për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme që të marrin kredi me garanci shtetërore. Sipërmarrësit e pranishëm u ankuan te kryeministri se, edhe pse me garancinë e qeverisë, bankat nuk po u japin kredi, sidomos atyre në sektorin e bujqësisë. Kryeministri Rama bëri edhe bilancin e bizneseve që i janë përgjigjur pozitivisht programit, duke aplikuar për kredi. Kryeministri e sqaroi se nga kjo skemë do të përfitojnë ata sipërmarrës që e kanë një biznes dhe kërkojnë të rriten, jo ata të cilët nuk kanë bërë asnjë investim.