KQZ urdhëron rinumërimin e votave të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

KQZ urdhëron rinumërimin e votave të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të nisë procesin e rinumërimit fillestar për dy qendra votimi, në qarkun e Durrësit dhe atë të Elbasanit. Bëhet fjalë për qendrën e votimit nr. 1352/01 në KZAZ nr. 21, si dhe për qendrën nr. 2777/00 në KZAZ nr. 54. Numërimi do të zhvillohet më 20 maj 2025, në orën 12:00, pranë ambienteve të KQZ-së në Tiranë. KQZ fton të gjitha partitë politike të sjellin vëzhguesit e tyre për të monitoruar nga afër procesin. Rezultatet do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse.
Burimi: Syri.net