KQZ: Përfundon numërimi i votave nga Diaspora për kandidatët në 8 qarqe

KQZ: Përfundon numërimi i votave nga Diaspora për kandidatët në 8 qarqe

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në 8 qarqe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Numërimi ka përfunduar në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat dhe Lezhë. KQZ nënvizon se vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes në 4 qarqe Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.
Burimi: Kohajone.com