Kosovë/ Arrestohet Valon Lluka, ish administratori i Aeroportit të Vlorës! Akuzohet për mashtrim

Kosovë/ Arrestohet Valon Lluka, ish administratori i Aeroportit të Vlorës! Akuzohet për mashtrim

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ është arrestuar sot nga Policia e Kosovës Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë se Lluka është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”. “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së...