Kosova proteston nesër për Çlirimtarët/ Mustafa: Është detyra jonë të jemi në shesh për të mbrojtur vlerat e luftës

Kosova proteston nesër për Çlirimtarët/ Mustafa: Është detyra jonë të jemi në shesh për të mbrojtur vlerat e luftës

Ish-kryeministri Isa Mustafa bën thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën paqësore që veteranët e luftës kanë thirrur nesër, më 7 Gusht në Prishtinë. Ai thotë se populli i Kosovës duhet të jetë atje, për të mbrojtur vlerat e luftës për liri.   "Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb që ushtroi dhunë, represion dhe gjenocid në Kosovë. Shteti i Kosovës është rezultat i rezistencës politike të drejtuar nga Presidenti Rugova dhe i luftës së UÇK-së.  Është vlerë e përbashkët. Ne kemi pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë me ligje të Kosovës. Jam dëshmitar se këtë besim...