Kosova prezanton ofertën turistike në Suedi, bizneset ftohen të aplikojnë për panairin në Stokholm

Kosova prezanton ofertën turistike në Suedi, bizneset ftohen të aplikojnë për panairin në Stokholm

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka hapur thirrjen për ndërmarrjet turistike nga Kosova që dëshirojnë të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit Travel News Market 2026, i cili do të mbahet më 12 nëntor në Stokholm të Suedisë. Për të tretin vit radhazi, Kosova do të prezantojë ofertën e saj turistike në këtë panair, duke u krijuar mundësi bizneseve vendore të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të krijojnë kontakte të reja dhe të zhvillojnë bashkëpunime me operatorë turistikë dhe agjenci udhëtimi nga Suedia dhe vendet e tjera skandinave. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërmarrjet e interesuara mund të aplikojnë deri më 20 tetor 2026. Pjesëmarrja organizohet në bashkëpunim me Swisscontact, përmes projektit GROW, të financuar nga Qeveria e Suedisë, si...