Kosova në udhëkryq, ja çfarë pritet të ndodhë pas 26 korrikut

Kosova në udhëkryq, ja çfarë pritet të ndodhë pas 26 korrikut

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë subjektet politike nuk duket të jenë as afër ndonjë zgjidhjeje apo marrëveshjeje politike për të dalë nga kjo situatë. Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi tha se elita politike e Kosovës e ka dëmtuar seriozisht përfaqësimin dhe ekuilibrin e pushteteve, prandaj sipas tij është përcaktuar që brenda 30 ditësh të themelohet Kuvendi. “Për momentin, nëse i referohemi Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe aktvendimit të Gjykatës, askund nuk specifikohet se çfarë mund të ndodhë konkretisht pas datës 26 korrik. Pra, kjo nuk do të thotë automatikisht që do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare”, tha Arifi për Albanian Post. Megjithatë, sipas tij, Kushtetuesja parasheh një rrezik tjetër....