Kosova KamerFest 2026 nis më 2 tetor, sjell gjashtë koncerte me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Kosova KamerFest 2026 nis më 2 tetor, sjell gjashtë koncerte me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Edicioni i 25-të i Festivalit të Muzikës Kamertale Kosova KamerFest 2026 rikthehet gjatë muajit tetor me një program të pasur koncertal, duke sjellë në skenat e Prishtinës artistë të mirënjohur nga Kosova dhe skenat ndërkombëtare. I themeluar në vitin 2000 nga Sihana Badivuku, festivali këtë vit shënon një çerek shekulli veprimtari, duke vazhduar të promovojë muzikën kamertale dhe të krijojë hapësirë për bashkëpunime artistike ndërkombëtare, përcjell KultPlus. Edicioni i sivjetmë do të përfshijë gjashtë koncerte me programe të larmishme, në të cilat do të interpretohen kryevepra të repertorit kamertal për duo, trio, kuartete e formacione të tjera, krahas veprave që do të prezantohen premierë para publikut kosovar. Në festival do të marrin pjesë artistë nga Gjermania, Austria, Koreja e Jugut, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia...