Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosova hap ambasadë në Malajzi, zgjeron praninë në Azinë Juglindore
👁3599
Kosova ka shënuar një moment historik në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me hapjen zyrtare të Ambasadës së saj në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë. Lajmi u konfirmua përmes një komunikate për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku theksohet se ky hap përfaqëson një gur themeli në angazhimin diplomatik të Kosovës për të zgjeruar ndikimin dhe bashkëpunimin me vendet e Azisë Juglindore.“Malajzia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës në kryeqytetin e saj është një dëshmi e përkushtimit të ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve tona,” deklaroi ministrja Donika...