Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kosova E Hënë, 28 Korrik 2025 15:00 Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Kjo pasi ka dështuar edhe tentative e 54 për konstituimin e Kuvendit. Sipas koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, mandati i deputetëve duhet t’u kthehet sërish qytetarëve, pasi siç thonë ata, partitë që deri tani ishin në opozitë “dëshmuan se nuk kanë vullnet për konstituim të legjislaturës së nëntë dhe për formim të institucioneve të reja” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se LDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate hezituan që të bëhen pjesë e qeverisë...