Kosova drejt zgjedhjeve, PDK refuzon ofertën e Kurtit: Vetëvendosja i do të gjitha për vete
Kosova E Martë, 6 Tetor 2026 17:48 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka refuzuar ofertën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke vlerësuar se marrëveshjet politike nuk mund të imponohen në orët e fundit para përfundimit të mandatit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Hamza tha se çështjet që janë në diskutim nuk duhet të ndërlidhen mes vete, ndërsa kërkoi që të procedohet me miratimin e ligjit përkatës. “Është shumë vonë për të imponuar marrëveshje. Nuk janë çështje të ndërlidhura. Ne po kërkojmë që të bëhet ligji. Me çdo orë që kalon, praktikisht bëhet gjithnjë e më e pamundur që ligji të miratohet në dy lexime”, deklaroi Hamza . Duke komentuar ofertën për emërimin e Bekim Sejdiut, kreu i...
Burimi:
kohajone.com