Kosova çdo ditë e rrezikuar! Gjendet sërish municion në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar armë, municione dhe mjete të tjera ushtarake gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut. Sipas Policisë, operacioni u realizua falë bashkëpunimit me qytetarët, ndërsa kontrollet u kryen në dy objekte të pabanuara në fshatrat Paruce dhe Ranqiq. Gjatë kontrollit në fshatin Paruce, zyrtarët policorë gjetën 162 fishekë për armë të gjata, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër granata dore, një tytë dhe 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë. Po ashtu, u sekuestruan pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, materiale të tjera për prodhimin e municionit, një maskë ushtarake kundër gazit dhe një bajonetë ushtarake. Ndërkaq, në lokacionin e dytë, në fshatin Ranqiq, policia konfiskoi një pistoletë, katër granata...
Burimi:
javanews.al