Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi verën e ardhshme

Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi verën e ardhshme

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë verës së vitit të ardhshëm. Ajo ka thënë se pjesa teknike e negociatave me Malin e Zi mund të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa ka theksuar që Komisioni tashmë është duke përgatitur traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet verën e ardhshme. “Pastaj vijon procesi i ratifikimit, i cili mund të zgjasë nga një deri në dy vjet, varësisht nga ajo që do të ndodhë në shtetet anëtare veç e veç. Kjo do të thotë se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028”, deklaroi Kos para...