Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në gjyq kandidatin e PD për Bashkinë e Rrogozhinës më 2023 dhe 4 të tjerë

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në gjyq kandidatin e PD për Bashkinë e Rrogozhinës më 2023 dhe 4 të tjerë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të përsëritura të 23 korrikut të vitit 2023 në Rrogozhinë, mes tyre edhe kandidati për kryebashkiak i Partisë Demokratike në këtë qytet, Shkëlqim Hoxha. Rasti i hetimit të krimit elektoral është konfirmuar sot nga vetë SPAK, ku jepen edhe detaje të hetimit dhe emrat e 5 të pandehurve. Të akuzuarit janë Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjëll Cara dhe Shkëlqim Hoxha. Katër prej tyre akuzohen se kanë ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm në 64 raste, për të votuar Hoxhën si kryebashkiak. Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës...