Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Korrupsion, shpërdorim detyre dhe…/ SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral 3 ditë para zgjedhjeve, ja shifrat
👁6448
SPAK ka bërë të ditura të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Me anë të një njoftimi Prokuroria e Posaçme thotë se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale. 22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. SPAK njofton se 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para, ndërsa 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese....