Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit

Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit

Nga Tea Sinamati Shkëmbimi i energjisë së rinovueshme dhe zhvillimi i komuniteteve energjetike ndërkufitare ishin në qendër të diskutimeve të nisura më 18 shtator në Itali. Në tryezë mori pjesë edhe ekspertja shqiptare e mjedisit, Tea Sinamati. Korridori 8 po diskutohet edhe si një mundësi për të forcuar lidhjet energjetike mes vendeve fqinje. Forumi Italian i Komuniteteve të Energjisë (IFEC) ka nisur punën për një nismë që synon të lidhë Italinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Rumaninë përmes bashkëpunimit në fushën e energjisë së rinovueshme. Diskutimet për komunitetet energjetike ndërkufitare nisën më 18 shtator në Kështjellën e Colloredo di Monte Albano, në Itali. Sipas Sergio Oliveros, koordinator i grupeve të punës të IFEC dhe përfaqësues i Qendrës së Energjisë në Universitetin...