Korreshi kundër bashkimit Divjakë-Lushnjë: Kallami si hu nëpër parcela. Pretendoni shërbime publike? Po ju s’keni hale
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kundërshtuar në Kuvend propozimin e mazhorancës për hartën e re territoriale, duke u ndalur veçanërisht te përfshirja e Divjakës në një bashkim të ri administrativ me Lushnjën. Në një fjalim me tone të ashpra dhe ironike, Korreshi akuzoi Partinë Socialiste se reforma nuk do të sjellë përmirësim të shërbimeve për qytetarët, por përkundrazi do të thellojë përplasjet mes banorëve të dy zonave. “Ju keni futur edhe sharjen e urrejtjen mes lushnjarëve e Divjakës. Askush nuk e do këtë bashkim”, deklaroi Korreshi, duke kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është argumentuar nevoja për reformën. Deputeti demokrat ironizoi gjithashtu figurat politike që kanë përfituar nga sistemi aktual, duke përmendur edhe Ceno Klosin dhe rezultatin e tij në Divjakë. Korreshi...
Burimi:
kohajone.com