Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kopje nga Turqia e Suedia”, Adriatik Doçi ironizon Kodin Penal: E qepën të korruptuarit, ia lanë popullit në derë
Gazetari Adratik Doçi i ka kushtuar disa vargje satirike, Kodit të ri Penal, i cili mbeti “jetim” për shkak shkallës amatorekse me të cilën ishte hartuar dhe paradokseve që ishin përfshirë në të. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Doçi ironizon gjithë procesin, duke filluar që nga diskutimet për kodin e ri e deri te drafti i cili u publikua pak ditë më parë. Gazetari shton në vargjet e tij se Kodi nuk ishte gjë tjetër veçse se një kopje kodit turk dhe atij suedez. Sipas Doçit me këtë kod u amnistua korrupsioni, ndërkohë që shton se personat që punuan për hartimin e kodit i kanë përzënë fëmijët e tyre nga Shqipëria për të mos jetuar më këtu. Postimi i Adriatik Doçit:...