Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore
Policia Rrugore e Vlorës ka nisur një aksion të gjerë kontrollesh në disa pika të qytetit, me fokus evidentimin e automjeteve me gjoba të prapambetura dhe drejtuesve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor. Kontrollet janë zhvilluar në disa akse, ndërsa një prej pikave është ngritur në hyrje të qytetit, ku efektivët ndalojnë automjetet dhe verifikojnë dokumentacionin dhe sjelljen e drejtuesve në rrugë. Në fokus të aksionit janë drejtuesit që nuk përdorin rripin e sigurimit, ata që përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit, si dhe personat për të cilët ka dyshime për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas informacioneve, kontrollet përfshijnë edhe verifikimin e automjeteve për sende të kundërligjshme që mund të mbahen në brendësi të tyre. Aksioni pritet të vijojë për disa ditë me radhë,...
Burimi:
javanews.al