Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konstituimi i Kosovës, a do ti siguroj votat Albulena Haxhiu?
👁2662
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për të nëntën herë, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, ka dështuar në gjashtë raundet e mëparshme për t’u zgjedhur në këtë post. Megjithatë, ajo do të rikandidojë sërish sot, për të shtatën herë radhazi. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 10:00.