Konflikti politik në Mal të Zi dhe kërcënimet: Presidenti Millatoviç dhe zëvendëskryeministri Gjeloshaj përfundojnë në Prokurori

Konflikti politik në Mal të Zi dhe kërcënimet: Presidenti Millatoviç dhe zëvendëskryeministri Gjeloshaj përfundojnë në Prokurori

Në Prokurorinë Themelore në Podgoricë janë marrë në pyetje zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç. Autoritetet bëjnë me dije se dëshmitë u morën pas ankesës së Millatoviçit në polici, që akuzonte Gjeloshajn për dërgimin e mesazheve kërcënuese më 1 gusht. Gjeloshaj mohoi para prokurorit çdo akuzë për kërcënim ndaj presidentit dhe sqaroi se është marrë në pyetje vetëm si qytetar. “Më vjen keq që (Millatoviç) na futi në këtë cirk për qytetarët, për mua personalisht dhe për strukturën politike që përfaqësoj”, deklaroi Gjeloshaj. Nga ana tjetër, Millatoviç tha se, përveç mesazheve tashmë të publikuara, “kërcënimet kanë vazhduar edhe nga persona të afërt me Gjeloshajn”. “Është e papranueshme që presidenti të kërcënohet gjatë ushtrimit të detyrës....