Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë, Spiropali: Gjermania, aleat thelbësor për rrugën drejt BE

Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë, Spiropali: Gjermania, aleat thelbësor për rrugën drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesë në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin. Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit Spiropali u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner. Kryetarja Spiropali diskutoi me Presidenten Klöckner mbi forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm mes Kuvendit dhe Budestagut dhe mbështetjen e Gjermanisë për objektivin strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. “Shqipëria dhe Gjermania...